The perfection of Italian Luxury

 
 
 

Mobiljet e Lectus Group janë gërshetim unikat i tradicionales dhe stilit modern. Çdo sofë italiane e dizajnuar është e punuar me dorë dhe në vete përmban teknologji të sofistikuar. Çdo  model është i stilizuar ergonomikisht me qëllim që të fitohet komfori më i mirë në momentet e relaksimit. Çdo qepje dhe detaj është i bërë për tu prodhuar produkti më i mirë i mundshëm. Prodhimtaria i kushton vëmendje kualitetit të pjesëve të fshehura, siç janë: konstrukcioni i drurit, i ashtuquajturi sungjer poliuteran i padeformuar për ulje dhe mehanizmave që përdoren. Lëkura me kualitet të lartë prodhohet në repartet më moderne të lëkurës dhe importohet nga Italia me të vetmin qëllim – prodhimi i mobiljeve më të mira nga lëkura.

Arhitektët, ekspertët për repromateriale, duart e shkathta të punëtorve tanë dhe dizajnerët e brendshëm bashkëpunojnë në të gjitha fazat e prodhimit - nga skicimi deri tek destinacioni final. Lidhja direkte në mes të klientit, galerisë prezentuese dhe prodhimtarisë, mundëson një liri maksimale në përshtatjen e dimenzioneve respektivisht prodhime me porosi dhe siguri në çdo detaj. Puna e të gjithë ekipit garanton: estetikë, rehati, siguri në çdo detaj, funksionalitet dhe optimizim, që të arihet në kualitet të përkryer dhe vlera në çdo prodhim.